I frikësoheni thinjave? Ja se çfarë duhet të dini mbi zbardhjen e flokëve

Zbardhja e flokëve shpesh korrespondon me kalimin e viteve dhe plakjen. Megjithatë, këto nuk janë kushtet e vetme për thinjat, e ndonëse nuk e dini, ekspertët kanë studiuar për një kohë të gjatë shkaqet që çojnë në humbjen e ngjyrës natyrale, e për pasojë zbardhjen e tyre. Më poshtë do të gjeni disa fakte, që ndoshta nuk i keni ditur për thinjat, shkruan Bordo.al. 

• Fijet e para të bardha shfaqen rreth moshës 30 vjeçare, ndërsa tek të 50-tat, gjysma e flokëve shndërrohen në thinja.
• Thinjat janë një kombinim i ngjyrës origjinale me fijen e bardhë. Fillojnë të shfaqen në momentin kur qelizat përgjegjëse për ngjyrën (melanina) ndalojnë së prodhuari.
• Nuk ka një formulë të gatshme mbi parandalimin e tyre, pasi të thinjurit është më shumë në varësi të genetikës.


• Nëse po mendoni për ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës origjinale për një kohë të gjatë, atëherë duhet të konsumoni produkte që kanë përmbajtje të lartë proteine, hekuri, kalciumi, zinku, vitamine D, B12 dhe B6.


• Duket disi e pabesueshme, por masazhimi rregullisht i skalpit është i domosdoshëm për shëndetin e flokëve. Njësoj si trupi, edhe skalpi do të krijojë kushte më të përshtatshme për flokë të shëndetshëm. Masazhimi do të thotë përshpejtim i përcjelljes së qelizave vitale nëpërmjet presionit të gjakut. Larja e kokës çdo ditë është një formë masazhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button