Cliff: Kosova nuk duhet të frustrohet me Brukselin

Duhet pritur përfundimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve në Serbi, për të nisur pastaj bisedimet me përfaqësuesit e banorëve serbë që e njohin autoritetin e Prishtinës, ka vlerësuar ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff.

Cliff në një bisedë për “Tribuna Shqiptare”, bisedimet fillimisht duhet të kenë si rezultat sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë, përfshirë edhe lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it.
Cliff thotë se për të pasur sukses në veri duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet partive më të mëdha në Kosovë.

“Kosova nuk duhet të frustrohet me Brukselin, pasi që edhe Britania e Madhe ka raste kur bie në një frustrim të tillë”, ka thënë ambasadori britanik Cliff, duke komentuar kritikat e kryeministrit Thaçi në adresë të BE-së. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button