Ronaldo: Nëse tani duhet t’i jap fund karrierës do të isha i lumtur

Portugezi Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë në ditët e sotme, ka thënë se nëse duhet t’i jap fund karrierës së tij, do të shkonte i lumtur në pension, sepse ai ka arritur të gjitha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ronaldon shumë media për vite e ‘transferojnë’ nga Real Madridi, por ai vazhdon të mbetet ylli i parë në Santiago Bernabeu.

“Nuk mund as të ëndërroj se do të fitoja pesë ‘Topa të Artë’. Nëse më duhet t’i jap fund karrierës time tani, do ta bëja super i lumtur, sepse kam fituar gjithçka. Nëse fitoj edhe një, dy ose tre ‘Topa të Artë’ do të isha i kënaqur. Por, edhe nëse nuk i fitoj nuk është ndonjë problem, tashmë kam pesë të tillë”, tha Ronaldo.

Lojtari i përfaqësueses portugeze theksoi se për të nuk ka mbetur më ndonjë arritje në futbollin që ai ëndërron të arrijë.

“Kam arritur gjithçka që kam ëndërruar në futboll. Me të vërtetë mendoj se kam arritur kaq shumë gjëra të bukura, sa që nuk ëndërroj më për ndonjë gjë tjetër. Por, nëse më pyesni nëse dua të vazhdoj të fitoj, sigurisht që dua. Natyrisht, do të doja të fitoj Kampionatin Botëror, por edhe nëse karriera ime përfundon në këtë moment, do të isha shumë krenar. Unë kurrë nuk kam menduar se karriera ime do të ishte aq e mirë”, tha portugezi.

Ai ka shtuar se Portugalia këtë verë në Rusi nuk është në radhët e favoritëve për Kupën e Botës, sepse atje do të ketë përfaqësuese me emra më të mëdhenj si Brazili, Argjentina, Gjermania dhe Spanja. Por, ai tha se gjithçka është e mundur.

Ronaldo (33), ka luajtur për Sporting Lisbonën, Manchester United dhe Real Madrid. Në “klubin mbretëror” është që nga viti 2009. Deri më tani ka luajtur 425 ndeshje dhe ka shënuar 434 gola. Në fanellën portugeze ka luajtur 147 herë dhe ka shënuar 79 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button