Aleanca për Shqiptarët do të përjashtojë këshilltarin nga partia pasi votoi “padashje” pro përmendores

Aleanca për Shqiptarët reagon kundër vendosjes së përmendores së Qoses në Komunën e Sopishtes dhe distancohet publikisht nga këshilltari i ASH-së, me ndihmën e të cilit u votua që kjo përmendorë të vendoset në këtë komunë, përcjell Portalb.mk.

“Dënojmë rastin e sotshëm për dislokimin e Bustit të Qoses në Komunën e Sopishtes, njëkohësisht distancohemi publikisht nga këshilltari i ASH-së  i cili ka votuar për një veprim të pamatur dhe të pa justifikueshëm.

Informojmë opinionin se ditët në vijim Komisioni Disiplinor i Aleancës për Shqiptarët do shqyrtojë një vendim për përjashtimin eventual të këshilltarit në fjalë nga radhët e partisë.

Kërkojmë që ky gabim teknik, prej të cilit ne distancohemi dhe për të cilin kërkojmë llogari dhe sqarim nga këshilltari ynë, qe mos ti jepet kahje politike për të dëmtuar imazhin e ASH-së”, thuhet në reagimin nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga kjo parti vlersojnë se këto buste duhen asgjësuar dhe jo dislokuar në vendbanime tjera.

Ndryshe, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që donatori i përmendores, Shoqata për bashkim shpirtëror të qytetarëve të Setincës, Popadincës dhe të Krushodincës  t’ua japë përmendoren. Kjo komunë është e udhëhequr pikërisht nga VMRO-DPMNE-ja, dhe thonë se si parti politike ata japin për ndërtim e jo për rrënim.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së janë kundër një gjëje të tillë. Ata vlerësojnë se vendosja e kësaj statuje do të shkaktojë revoltë mes popullit i cili, sipas tyre, është multietnik. nga LSDM-ja thonë, plotësisht do të ketë edhe implikime financiare, edhe pse xhirollogaria e komunës është e bllokuar, përcjell Tv21.

Andon Janev Qoseto para pesë ditëve në orët e vona të natës u largua para objekteve të gjykatave në qendrën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button