Malësia e Tetovës sërish e bllokuar, banorët ankohen: pastrim sa për sy e faqe (FOTO)

Të reshurat e borës që kanë ri-filluar pas dite në Tetovë, kanë vështirësuar sërish komunikacionin në malësinë e Tetovës. Edhe pse autoritetet komunale thonë se kanë bërë pastrimin e rrugëve, banorët e Shipkovicës dhe Veshallaës janë ankuar se pastrimi bëhet sa për sy e faqe dhe se nuk ka qasje sistematike në pastrim, njofton Portalb.mk.

Në fotografitë në vijim keni gjendjen aktuale në fshatin Shipkovicë. Nga ana tjetër, komuna thotë që ka lëshuar makinerinë e rëndë në terren dhe se po punohen në pastrim.

Komunikacioni zhvillohet më vështirësi edhe në rrugën për në fshatin Veshallë si që duket në fotografitë në vijim.

Problem të ngjashëm kishim edhe dje, shkaku i borës nuk mund të intervenojë as Ndihma e Shpejtë.

Bora ka bllokuar malësinë e Tetovës, as Ndihma e Shpejtë nuk mund të intervenojë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP