Carovska: PTHP vendos kundër kujt do të ketë aktakuzë për vajzat e keqtrajtuara nga “25 Maji”

Hetimi i Prokurorisë do të tregojë se ndaj kujt dhe për çka do të ngriten aktakuza në rastin me vajzat nga Shtëpia “25 Maji”, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo përkujtoi se për këtë, Ministria ka bërë mbikëqyrje të hollësishme inspektuese edhe të entit “25 Maji” dhe të qendrave për punë sociale.

“Kundër 12 personave është parashtruar padi penale në Prokurorinë themelore publike, ndërsa plotësisht janë parashtruar 12 kundërvajtje dhe procedura disiplinore në Qendrën për punë sociale”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.

Carovska theksoi se Qeveria dhe Ministria se angazhohen për transformim të shpejtë edhe të “25 majit” edhe të “Ranka Millanoviq” si institucione të cilat, siç tha, ishin lënë pas dore gjatë 10 viteve dhe nga çka tani vetëm shihenrezultatet.

Konsiderojmë, shtoi Carovska, se mbrojtja e fëmijëve është qëllim i rëndësishëm dhe se me transformim të shpejtë të këtyre institucioneve do të sigurohet mbrojtje cilësore dhe kujdes për personat që janë të vendosur atje.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare nga Shëpia për Fëmijë “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para pesë ditëve, ndërsa gazeta “Nezavisen” nga burime të Klinikës së Gjinekologjisë njoftoi se edhe dy vajza të tjera nga ky institucion kanë ngelur shtatzënë.

Nga Qendra për të Drejtat e Romëve informuan se me 1 mars 2017 ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Lexo më shumë në lidhje me këtë rast:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button