Zidane ‘përjashton’ Ronaldon: Duhet të pushojë!

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka lënë pushim për ndeshjen e radhës në kampionat portugezin Cristiano Ronaldo, duke qenë se javën e ardhshme Real do të luajë ndeshjen e kthimit me PSG, transmeton TCH.

Sulmuesi portugez nuk është në listën prej 19 fubollistëve që tekniku francez ka thirrur për takimin ndaj Espanyol, ndërkohë që konfirmohen Gareth Bale dhe Karin Benzema. “Është shumë e rëndësishme që Ronaldo të jetë në ‘top formë’. Ai e di që hera pas here duhet edhe të pushojë”, deklaroi në konferencën për shtyp Zidane, duke sqaruar se është një zgjedhje e konsultuar.

“Ai e di mirë sepse ne flasim, si gjithnjë dhe biem dakord për shumë gjëra”, shtoi më tej Zizou. Kjo është hera e dytë që Ronaldo është lënë pushim në 3 ndeshjet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button