Është zhdukur një përmendore në Shkup, as Qyteti i Shkupit e as autorja Stefanovska nuk e dinë ku është

Është zhdukur përmendorja e Boris Sarafovit që qëndronte para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), e cila ishte donacion nga autorja Valentina Stefanovska, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

As nga Qyteti i Shkupit e as autorja nuk e dinë se ku ndodhet përmendorja. Përmendorja e Boris Sarafovit që është e lartë pesë metra dhe ishte e vendosur në një piedestal është larguar prej vendit me 10 dhjetor 2016. Atëherë nga Qyteti i Shkupit nuk shpjeguan se pse largohet dhe ku do të dërgohet. Punëtorët që u gjetën aty më pas thanë se duhet të lëviznin vetëm dhjetë metra.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se në dokumentet që i kanë marrë nga udhëheqësia paraprake nuk ka të dhëna se ku është dërguar përmendorja.

“Qyteti i Shkupit as nuk e ka vendosur e as nuk e ka larguar përmendoren e Boris Sarafovit para MPJ-së dhe nuk kemi njohuri konkrete se a është bërë ajo nga donatorët ose nga dikush tjetër dhe për atë nuk dihet se ku ka përfunduar e njëjta”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Autorja Valentina Stefanovska për Sdk.mk ka thënë se nuk e di saktë se ku është dërguar, vetëm e di se është larguar për shkak punëve ndërtimore në atë pjesë.

“Nuk e di ku është përmendorja. Para një viti kam vërejtur se është larguar dhe pyeta se pse. Më kanë thënë se pengon aty për shkak se janë kryer punë ndërtimore dhe është larguar përkohësisht që të mos dëmtohet dhe më pas përsëri të vendoset. Nuk e di, me siguri ndërmarrja e cila i ka kryer punët ndërtimore e ka dërguar në hapësirat e veta”, tha Stefanovska.

Stefanovska ia ka dhuruar përmendoren Komunës Qendër si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e përkryer si autore e shumicës së përmendoreve. Veprat e saja janë përmendorja e Aleksandrit të Madh dhe Filipi i II.

Stefanovska përmendoren e Sarafov si donacion e paralajmëroi në vitin 2012, në muajt e fundit kur kryetar ishte Vlladimir Todorovski. Ajo me shkrim iu falënderua Këshillit të Komunës Qendër dhe tha se këtë përmendore po e jep si donacion për zbukurimin e Shkupit dhe zhvillimin e turizmit me të gjitha përmendoret e vendosura.

Por, kur në vitin 2013 kryetar i Komunës Qendër u bë Andrej Zhernovski nga LSDM-ja, Qyteti i Shkupit në krye me Koce Trajanovskin nga VMRO-DPMNE-ja i ndërmori në kompetencë vendosjen e përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button