Qeveria e Maqedonisë: Mej dhe Xhonson e përkrahin Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Zoran Zaev dhe zv/ kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kanë pasur takim të ndarë me kryeministren britanike Tereza Mej dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Boris Xhonson gjatë kohës së pranimit në nderë të shefave të qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Londër, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, Mej dhe Xhonson kanë shprehur mbështetje “të fortë të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO”.

“Në takimet e veçanta u shpreh interes i veçantë për zbatimin e reformave në Maqedoni, si dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për projektet në bashkëpunimin rajonal që u theksuan gjatë Samitit Investues për Ballkanin Perëndimor  në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim që u mbajt dje në Londër”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në njoftim, gjithashtu thuhet se kryeministri Zaev i informoi edhe për aktivitetet më të reja të Qeverisë lidhur me proceset euroatlantike dhe integruese, veçanërisht duke theksuar pritjet e vendit tonë për marrjen e rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe për pritjet që të bëhemi vendi i 30-të  anëtar i NATO-s në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button