Janë lënduar tetë persona në aksidentin që ka ndodhur në autostradën Gostivar – Tetovë

Në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gostivar- Tetovë , te vendi “udhëkryqi i Tumçevishtit”  janë lënduar tetë persona, transmeton Portalb.mk.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) informojnë se në aksident, i cili me siguri ka ndodhur gjatë parakalimit, janë ndeshur një furgon me targa të Italisë dhe një automjet “mercedes” me targa të Shqipërisë.

Sipas informatave në furgon përveç shoferit ka pasur gjashtë persona tjerë, ndërsa në mercedes gjithsej gjashtë persona. Pas ofrimit ë ndihmës mjekësore të gjitha parsonat e lënduar janë lëshuar për në shtëpi.

Nga SPB tetove apelojnë që vozitësit të kenë kujdes për shkak kushteve kohore, sepse, siç tha zëdhënësi Marjan Josifovzki, është e mjaftueshme vetëm një pakujdesi e vogël që të humbet kontrolli dhe shpejt mund të dilet jashtë rrugës.

Muajin e kaluar në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 14 dalje nga rruga, ndërsa vitin e kaluar gjithsej 132, nga të cilët gjysma kanë ndodh në autostradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button