Blerim Bexheti i premtoi përkrahje nga komuna atletes Drita Islami nga Shkupi

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Behxeti, e ka takuar atleten nga Shkupi Drita Islami, të cilës i ka premtuar se do ta përkrahë maksimalisht, njofton Portalb.mk.

“Drita Islami është krenaria e Sarajit. Duke biseduar me Dritën u ndjeva tepër mirë që një atlete nga Komuna e Sarajit ka mbërritur në majat e karrierës në një disiplinë kaq të vështirë. I mahnitur nga arritjet e deritanishme të Dritës, i urova suksese të shumta në të ardhmen duke premtuar përkrahje maksimale nga ana e komunës sonë”, ka thënë Bexheti

Atletja Drita Islami vjen nga Saraji është 21 vjeçare, me atletikë merret 8 vite, ndërsa njëkohësisht është studente e rregullt në Universitetin Ballkanik.

Islami ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara ndërkombëtare, duke filluar nga kampionati Ballkanik, pastaj Kampionati Evropian dhe ai Botëror, në Lojërat Universitare si dhe kulmi i karrierës së Dritës ka qen pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rio 2016 duke pasur parasysh që ajo ishte e para femër shqiptare që e prezantoi Maqedoninë në ngjarjen më të madhe sportive në nivel botëror.

Është fituese e Kupës së Evropës në Maltë, ku arriti të shënojë rekord të ri shtetëror, ndërkaq për 7-të vite radhazi, Islami është zgjedhur atletja me e mirë në Maqedoni.

LEXO: Intervistë e Portalb.mk me Drita Islamin

Drita Islami me normë për evropianin e atletikës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button