Ja si do të jetë moti në Maqedoni gjatë kësaj jave

Deri të enjten, moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha të shkurtra me diell, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nesër do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta dhe në male erë e përforcuar veriore, ndërsa paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të dobëta të kohëpaskohshme të borës.

Deri të enjten në orët e mëngjesit për shkak të kthjellimit, temperaturat do të jenë shumë të ulëta, në shumë vende do të ulen nën – 10.

Të enjten nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të borës, ndërsa të premten do të kalojnë në reshje të shiut, por lokalisht do të ketë kushte për shi të ngrirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button