Bisedimet për qeverinë greke në qorrsokak

Lideri socialist grek Evangelos Venizelos tha se nuk është optimist për formimin e koalicionit të ri qeverisës, një javë pas zgjedhjeve, që nuk nxorën një fitues të pastër.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me presidentin Karolos Papoulias së bashku me liderët e “Demokracisë së Re” konzervatore dhe partitë e vogla Të së Majtës Demokratike.

Ai tha se presidenti ka propozuar formimin e një qeverie teknokrate dhe ka shtyrë për të martën raundin tjetër të bisedimeve.

Udhëheqësi i Sirizas, blloku majtist i cili përfundoi i dyti nga zgjedhjet 6 majit, refuzoi të marrë pjesë në bisedime.

Syriza ka thënë se nuk do të bashkohet me ndonjë koalicion i cili mbështet marrëveshjen e shpëtimit me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, marrëveshje kjo që synon shmangien e falimentimit të shtetit grek. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button