Panairi i Librit këtë vit do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”

Edicioni i tridhjetë jubilar i Panairit të Librit do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”, thonë nga Ministria e Kulturës për “Nezavisen Vesnik”, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do ta lejojmë zhdukjen e kulturës së leximit, do t’ju ndihmojmë shtëpive botuese dhe dashamirësve të librit. Panairi i librit këtë vit do të mbahet në sallën Boris Trajkovski, ku Ministria e Kulturës tashmë ka biseduar me udhëheqësinë, te e cila ekziston dëshirë e madhe për t’u takuar me dashamirësit e librit dhe shtëpitë botuese, Panairi i Librit do të mbahet në sallën më të madhe e cila ofron hapësira multifunksionale dhe i përshtatet manifestimit”, deklaruan nga Ministria.

Ato në ditët e ardhshme do të organizojnë më shumë takime me organizatorët dhe shoqatat e shtëpive botuese për aspekte më konkrete të organizimit të Panairit dhe sigurimin e përkrahjes së nevojshme.

“Nëse nuk tejkalohet problemi me sigurimin e hapësirës së Panairit në qytet, Ministria në vazhdimësi do të vazhdojë të krijojë kushte që ky manifestim i rëndësishëm të vazhdojë të mbahet, të zhvillohet dhe t’i plotësojë nevojat kulturore të qytetarëve tanë”, thonë nga Ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP