Lube sot në seancë u përballë me pjesëtarët e “Alfa”-s të cilët e arrestuan
Seanca e sotme e rastit “Tortura” që ka të bëjë me burgosjen e Lube Boshkovskit është shtyrë për më 23 mars sepse nuk ka akt prokurorial në fuqi për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Lënda pas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është në Gjykatën e Apelit, transmeton Portalb.mk.
Në gjykim të pranishëm ishin Lube Boshkovski dhe gjashtë pjesëtarë të Alfas: komandanti Ivica Antevski – Puki, Novica Stankovski, Jovan Bocevski, Petar Milloshevski, Filip Atanasov dhe Metush Shabani, ndërsa Sasho Mijallkov nuk ishte i pranishëm.
Ndryshe, lënda “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.
Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
Përndryshe, Gjykata e Apelit ka konfirmuar se 35 “bombat” do të pranohen si dëshmi në rastin “Tortura”.
Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.