Edhe TV A2 do të mbetet pa leje pune?

Anëtarët e Këshillit për radiodifuzion në seancën e sotme u morën vesh që të premten të vendosin se a do të iniciojnë proces me të cilin do t’i merret licenca TV A2.

Drejtuesi i falimentimit të kësaj TV-je informoi në KRD që televizioni do të ketë problem të funksionojë si  kompani  radiotelevizive por sërish apeloi para se të ndërmerr çfarëdo vendimi që të takohen anëtarët e KRD me drejtuesin dhe redaktorin përgjegjës të televizionit.

”Nëse sot marrim vendim, kalon afati për përshtatje prej shtatë ditëve. Nëse në afat prej shtatë ditëve  nuk përshtaten me formatin e dhënë, fillon procesi për marrjen e licencës”, ka deklaruar Stole Naumov, anëtar i KRD-së, transmeton TV Alfa.

“Ta thërrasim redaktorin e tyre përgjegjës, sepse edhe pse i kanë këto probleme gjyqësore, organet menaxheriale të A2 janë ende valide dhe funksionojnë. Do të kisha dashur edhe një konstatim” tha Milaim Fetai, anëtar i KRD-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button