Presidenti i KE-së, Juncker: Në Bashkimin Evropian, vetëm vendet pa konflikte

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Jucker ka thënë se Serbia para se të hyjë në Bashkimin Evropian duhet të zgjidhë çështjet e pazgjidhura që ka me Kosovën, duke inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin për arritje të një marrëveshjeje detyruese ligjore, njofton REL.

Këto komente Juncker i ka bërë pas takimit në Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se Serbia është në rrugën e duhur, por BE-ja nuk mund të pranojë ansnjë anëtarë të ri, i cili ka konflikte të pazgjidhura territoriale.

“Nuk mund të importojmë konflikte dypalëshe. Është me rëndësi që ato të zgjidhen para hyrjes në BE, sepse duam që vendeve të Ballkanit t’u ofrojmë qëndrueshmëri dhe jo të importojmë paqëndrueshmëri”, ka thënë Juncker.

 

Juncker ka qëndruar në Serbi, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, vende të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE. Turneu i tij vjen pas publikimit të strategjisë për zgjerim të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vetëm Serbisë dhe Malit të Zi u janë caktuar afate të qarta kohore për anëtarësim.

Juncker pritet të vizitojë Kosovën më 28 shkurt.

Mesazh i qeshur nga Brukseli: Ecni përpara, por mbaroni punën me Greqinë që të shpërbleheni

Rama: Meritojmë hapjen e negociatave. Juncker: S’kam datë konkrete. Zgjidhni problemet me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button