BERZH-i siguroi 86 milionë euro për ndërtim të rrjetit rrugor në Maqedoni

Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) siguron 86 milionë euro për ndërtim të infrastrukturës transportuese dhe përforcim të integrimit rajonal të ndërmarrje publike të Maqedonisë për rrugë shtetërore (NPRRSH). Kjo është transheja e dytë nga projekti që është në vlerë prej 181 milionë euro, ndërsa do të shërbejë për financim të sendërtimit të 26 pjesëve të rrjetit rrugor të Maqedonisë, i cili mbulon mbi 400 km nga rrugët rajonale dhe lokale në vend, transmeton MIA. 

“Për ne paraqet kënaqësi që kontribuojmë në zhvillimin e infrastrukturës kombëtare, dhe në integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, e cila është kruciale për nxitje të tregtisë dhe zhvillimit. Kjo do të sjellë përmirësim të jetesës së përditshme të qytetarëve, duke mundësuar zhvillim dhe rritje të aktiviteteve afariste”, deklaroi kryetari i BERZH-it, Suma Çakrabarti.

Gjërat, siç njoftuan nga zyra e BERZH-it në Shkup do të përfshijnë rikonstruksion të shtresës së epërme dhe nënshtresave nga rruga me asfalt të ri, si dhe ndërrim të sinjalizimit në komunikacion, markerë në rrugë, të cilët vendosen nëpër fundet dhe gardhet mbrojtëse.

Ministri i Financave i Maqedonisë, Dragan Tevdovski ka theksuar se sigurimi i infrastrukturës së qëndrueshme është një prej prioriteteve tona zhvillimore dhe, siç ka thënë, falë bashkëpunimit me BERZH-in, mirë avancojmë në sigurimin e transportit më të mirë në vend.

Në fazën e parë të implementimit të këtij projekti u realizuan reforma në pjesën e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndihmuan në krijimin e më shumë mundësive për bashkëpunim me kompani në sektorin privat.

Transheja e dytë sendërtohet mbi iniciativat nga projektet paraprake, dhe në mënyrë plotësuese do t’i lehtësojë reformat në financimin e sektorit rrugor. Mjete plotësuese financiare të pakthyeshme, do të sigurohen për financim të ndihmës teknike, që do të ndihmojë në përforcimin e qëndrueshmërisë financiare të NPRRSH, duke përfshirë revizion të metodologjisë tarifore ekzistuese për formim të shumave të taksave pagesore rrugore, të cilat i paguajnë shfrytëzuesit e rrugëve.

Investimi pjesërisht është i mbështetur nga Fondi i Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ), i siguruar nga Qeveria italiane. Nga këtu sigurohen mjete të pakthyeshme për financim të komponentës për bashkëpunim teknik, në kuadër të projektit.

BERZH-i realizon projekte në Republikën e Maqedonisë nga viti 1993, dhe deri tani ka investuar mbi 1,6 miliardë euro, në mbi 100 projekte në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP