Sulm i armatosur para një klubi nate në Portoriko, 5 të vrarë

Të paktën pesë persona u vranë në një sulm të armatosur që ndodhi mbrëmë para një klubi nate në shtetin karaibian Portoriko, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup sulmuesish të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë ndaj disa dhjetra të rinjsh të cilët ishin para lokalit në komunën Camerio.

Sulmi ndodhi 30 kilometra nga qendra e kryeqytetit të Portorikos, San Juan, ndërsa policia lokale ka deklaruar se si pasojë e sulmit janë vrarë të paktën pesë persona të moshës midis 20 dhe 34 vjeç, ndërsa një i mitur është plagosur.

Që nga fillimi i vitit, Portoriko është kthyer në një skenë të krizës së sigurisë e cila pasqyrohet në rritje të ndjeshme të sulmeve të armatosura në të cilat të paktën 130 njerëz kanë humbur jetën.

Në të njëjtën kohë, policia portorikane nga fillimi i vitit ka punuar në kapacitete të reduktuara për shkak të pakënaqësisë nga fakti se policëve nuk u paguhen shtesat jashtë orarit të punës për vite me rradhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button