Rilind Reka harron Tunën, martohet për herë të dytë

Ish-bashkëshorti i këngëtares nga Shkupi, Tuna, Rilind Reka, do t’i propozojë për martesë të dashurës së tij aktuale, Besa Haxhaj.

Çifti ndodhet prej kohësh në Itali, ku aty pritet të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

Rilindi dhe Tuna kanë qenë të martuar në prill të 2011 dhe pas një muaji janë ndarë.

Shkaqet e divorcit të tyre nuk janë bërë të ditura, as nga këngëtarja, as nga Reka. Ndërkohë Tuna pritet të sjellë një klip të ri dhe është duke punuar për albumin muzikor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button