Reshjet e dëborës shtyjnë javën e 22-të

Nuk kanë të ndalur problemet në futbollin e Maqedonisë. Kur një numër i konsiderueshëm i ekipeve kanë humbur mundësinë që të luajnë në stadiumet e tyre, shkaku i terreneve të papërshtatshme, tani edhe java e 22-të e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, e cila duhej të zhvillohej gjatë ditës së mërkurë, (28 shkurt), është vendosur që të zhvillohet më 4 mars.

Arsye për prolongimin janë të reshurat e dëborës, të cilat edhe në fundjavën që lamë pas, i vështirësuan zhvillimin e disa ndeshjeve në kuadër të javës së 21-të. Nga FFM-ja, bëjnë me dije se deri në fund të javës, në varësi të kushteve klimatike, do të dihet se a do të zhvillohen ndeshjet e planifikuara, andaj nuk përjashtohet edhe prolongime të mëtejme. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button