Thaçi udhëzon ministrat për fizibilitetin

Kryeministri Hashim Thaçi u ka dorëzuar të gjithë ministrave 450 pyetje, të cilat duhet t’ i përmbushin në afat rekord, në mënyrë që në mesin e qershorit t’i dorëzohen BE-së para se ata të bëjnë raportin e fizibilitetit për Kosovën.

Kryeministri ka kërkuar nga ministrat që të respektojnë afatet kohore, në mënyrë që të kalohet edhe kjo sfidë për vendin.

Thaçi është shprehur i befasuar me veprimet e Bashkimit Evropian që, sipas tij, “vonesat që po i bën BE-ja karshi Kosovës janë të pajustifikueshme”. Ai ka theksuar se Kosova në kohë rekorde po i përmbush të gjitha kërkesat që po i vijnë nga BE-ja, si për liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe për procesin e Stabilizim Asocimit.

Gjithashtu Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova ka një të ardhme të sigurt evropiane, por që, sipas tij, edhe BE-ja duhet të nisë ta shohë Kosovën me syrin e suksesit. /info-kosova

Lajme të ngjashme

Back to top button