Zvicra mbështet Maqedoninë me prej 5.4 milionë franga zvicerane për zhvillim të balancuar rajonal

Mbështetje direkte prej mbi 2.5 milion franga zvicerane për projektet për zhvillimin e turizmit, promovimin e mjedisi jetësor, infrastrukturën e biznesit si dhe në përfshirjen sociale.

Ministri i Vetëqeverisjes  Lokale Suhejl Fazliu dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tejada, prezantuan  projektin e ri “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm, i barabartë dhe gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria zvicerane.

“Politika për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse zbatohet për shkak të ekzistimeve të  problemeve reale siç janë dallimet e mëdha zhvillimore dhe pasojat në cilësinë e jetës së qytetarëve, e sidomos ato nga rajonet më pak të zhvilluara”, tha  ministri i vetëqeverisjes lokal Suhejl Fazliu.

Fazliu theksoi se edhe pas dhjetë vjetësh, çështja është po aq e rëndësishme sa në fillim. Të rëndësishme janë burimet financiare, por po aq të rëndësishme janë edhe projektet që do të financohen.

“Qeveria dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale punojnë në zvogëlimin e dallimeve zhvillimore dhe sigurimin e shërbimeve publike uniforme si  dhe në  cilësinë e mirë të jetës duke financuar projekte që janë prioritet për qytetarët”, tha Fazliu.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale theksoi se vlera e përgjithshme e projektit është 5.4 milion franga zvicerane, dhe të njëjtën do ta zbatojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe zyra e Zëvendës Kryeministrit për Çështje Ekonomike. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të koordinojë tre komponentë në vlerë të përgjithshme prej 3.8 milion franga zvicerane, duke përfshirë edhe 1.6 milion bashkëfinancim nga buxheti i Ministrisë.

Projekti në komponentin e parë do të ndihmojë në përmirësimin e kornizës normative dhe në hartimin e një dokumenti të ri strategjik 2020-2029,ndërsa në komponentin e dytë do të inkurajohet pjesëmarrja qytetare për të vendosur prioritetet rajonale ndërsa në  komponentin e tretë do të financohen projektet e buta dhe  infrastruktura  të cilat si prioritete do të zgjidhen në proces konsultativ me qytetarët. Projekti do të zbatohet deri në fund të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button