Heynckes: Bayerni i sivjetëm, më i mirë sesa ai i vitit 2013

Bayern Munchen është një prej skuadrave më të frikshme këtë sezon në Europë, pavarësisht fillimit jo shumë të mirë të sezonit.

Fytyra e kampionëve të Gjermanisë ndryshoi pas ardhjes së Jupp Heynckes në stol, duke zëvendësuar Carlo Ancelottin. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”, Heynckes deklaron se skuadra aktuale është më e mirë sesa ajo e vitit 2013, por paralajmëron se kjo nuk do të thotë që Bayerni do të rezultojë fitues, transmeton TCH.

“Championsi ka ndryshuar, pasi janë 5 skuadra angleze që vitet e fundit kanë investuar 3 miliardë euro në merkato. Unë besoj se kam në dispozicion një skuadër më të mirë sesa në sezonin 2012-2013, e që më ofron më shumë alternativa. Por kjo nuk është garanci për të fituar këtë kompeticion sivjet, pasi konkurrenca është shumë e madhe”, tha Heynckes.

Në sezonin 2012-2013, Bayern fitoi tri trofe me Heynckes në pankinë: Bundesligën, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.

Sezonin aktual, Bayern Munchen kryeson me autoritet kampionatin, me 20 pikë më shumë sesa skuadra e vendit të dytë; është në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe është shumë pranë kualifikimit për në çerekfinalet e Championsit, pas fitores 5-0 në sfidën e parë me Beshiktashin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button