Bejli e kritikoi Këshillin e Prokurorëve Publik për konflikt interesi

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, e ka kritikuar punën e Këshillit të Prokurorëve Publik, pasi që u publikua se kryetari i Këshillit ka marrë pjesë në marrjen e vendimit për zgjedhjen e mbesës së tij, që të zgjedhet për prokuror në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Ashtu siç tha Bejli, në Këshillin për Prokuror Publik ka konflikt të interesave dhe nëse ndonjë medium nuk do të ishte i guximshëm që ta shkruaj këtë, opinioni nuk do ta dinte, njofton Portalb.mk.

“Opinioni dhe profesionistët humbën edhe disa gramë besueshmëri ndaj sistemit. Disa gazetarë e kanë punuar këtë rrëfim, vijmë deri në moment se mediat e guximshme dhe shoqëria civile kanë rol të rëndësishëm në sundimin e së drejtës”, tha Bejli, duke folur për gjyqësorin, në konferencën e Komisioneve për Integrime Evropiane të Shteteve të Përfshira me Procesin e Stabilizim Asocimit të Evropës Juglindore – KOSAP, që sot u mbajt në Shkup.

Deklarata e Bejlit ka të bëjë me lajmin që e shpërndanë mediat, se prokurorja Fidanka Rajevska ka votuar, kur si pikë në rend dite ka qenë zgjedhja e koleges së saj, Lidija Raiçeviq, e cila penalisht e ndjek bashkëshortin e saj për larje parash.

“Më duket se këtu bëhet fjalë për një situatë të konfliktit të interesit. Askush saktë nuk e di se çfarë po ndodh në atë situatë”, tha Bejli.

“Në lidhje me reformat, Bejli tha se SHBA dhe Evropa i kanë ndihmuar Maqedonisë që të dalë nga ajo që është quajtur krizë e thellë politike dhe vlerëson se që Maqedonia t’i shtyjë reformat deri në fund është e nevojshme mbështetja prej 75% për hyrje në BE dhe NATO të transformohet në vullnet politik. Sundimi i së drejtës, thotë ambasadori Bejli, është njëra nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi, ndërkaq shumë shpesh vendet bëhen të rrezikuara nga krimi dhe korrupsioni për shkak të mungesës së sundimit të ligjit.

“Qytetarët duhet që të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe informim nga ana e institucioneve. Ajo nënkupton se qytetarët duhet ta kthejnë shikimin nga ana tjetër kur të përballen me shkelje të ligjeve dhe me korrupsion, a ajo nënkupton se nuk duhet që të pranohen punët ashtu siç janë nëse nuk jeni të përballur me nepotizëm dhe fenomene të ngjashme”, tha Bejli.

Antikorrupsioni do ta hetojë konfliktin e interesit në Këshillin e Prokurorëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button