Shekerinska: Jemi duke bërë gjithçka për anëtarësim në NATO, por nuk varet gjithçka nga ne

Çdo shtet duhet ta garantojë sigurinë e vetë pavarësisht asaj se a do të bëhet anëtare e NATO-s, ai duhet të jep garanci që të sjell stabiliteti. Jemi duke punuar për sigurinë tonë të brendshme, po punojmë edhe për anëtarësim në NATO, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas pyetjes se çfarë do të ndodh nëse Maqedonia edhe sivjet nuk merr ftesë për anëtarësim në NATO, transmeton Portalb.mk.

Ajo tha se nuk duhet të shpresojmë për datë, megjithatë presim që raporti i Komisionit Evropian në prill dhe përfundimi i raportit të shteteve anëtare të NATO-s të tregojë se Maqedonia i ka tejkaluar sfidat.

“Qëllimi ynë si qeveri ishte që t’i heqim të gjithë rezervat rreth asaj se a e meriton Maqedonia anëtarësimin në NATO dhe BE. Unë jam e bindur se kjo do të arrihet”, deklaroi Shekerinska.

Megjithatë, ajo theksoi se që Maqedonia ta marrë ftesën për NATO në qershor, është e nevojshme edhe zgjidhje tjetër që nuk varet prej neve, ajo është kontesti që Greqia e ka me shtetin tonë kushtetues.

“Kemi marrë për obligim të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë që të vijmë në zgjidhjen për të dy shtetet. Nëse nuk ekziston vullnet për zgjidhje, atëherë nuk do të ketë. Megjithatë, shumë e rëndësishme është që Maqedonia qartë të tregojë se jemi të përgatitur, punojmë dhe jemi për zgjidhje këtë vit, ndërsa jo pas 10-viteve. Nëse e bëjmë këtë, atëherë qeveria greke do të duhet të arsyetojë pse edhe nuk janë të përgatitur të investojnë për siguri më të lartë në fqinjin e tyre”, deklaroi Shekerinska.

Ajo gjithashtu theksoi se vendimet tona janë tonat dhe nuk janë të mjaftueshme për zgjidhje, por, siç tha ajo, beson se BE dhe NATO janë realisht të interesuara të kërkojnë kontribut në sigurinë e rajonit dhe kontinentit evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button