Jo-zyrtare: Lehona nga Kërçova është ngufatur nga vendosja e gabuar e gypit për intubim

Lehona Dëbora Xhambazi, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes, është ngufatur pasi që ia kanë vendosur gabimisht tubin gypin për intubim, të cilin në vend drejt mushkërive të bardha është vendosur drejt ezofagut. Kështu ajri në vend që të shkoj drejt mushkërive të bardha është drejtuar në zorra, ndërkaq në autopsinë e bërë është parë se zorrët kanë qenë të mbushura me ajër, mëson jo-zyrtarisht NOVATV, nga burimet e hetimit, njofton Portalb.mk.

Këto informata, qarkullojnë në qarqet mjekësore të përfshirë në hetimin mjekësor, por zyrtarisht askush nuk e konfirmon informatën derisa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk del me informata konkrete. Ashtu siç mësohet, rasti është i kompletuar përpara një jave, ndërkaq raporti i është dorëzuar ministrit. Nuk është e njohur se për çfarë arsye aq kohë pritet që të dalë publikisht dhe ta prezantojë.

Përndryshe, në Shtëpië Private Shëndetësore “Sveti Llazar” apo “Spitali im-Sante Plus” më 18 janar, ka ndërruar jetë 31-vjeçare, Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është stabile.

Rasti “Sante Plus”: Shkarkohet nga puna anesteziologu, është i obliguar t’i kthejë shtetit 50.000 euro

4 thoughts on “Jo-zyrtare: Lehona nga Kërçova është ngufatur nga vendosja e gabuar e gypit për intubim

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP