Formohet blloku i tretë politik

Lubço Georgievski, Andrej Zhernovski, Stojançe Angellov dhe partia e Lube Boshkoskit, dorë mbi dorë dalin në terren.

Do t’i bindin qytetarët për politikën e dëmshme të Nikolla Gruevskit dhe të VMRO-DPMNE-së.

Koalicioni, siç pohojnë, do të shfaqet në vepër tashmë më 29 maj  në një tubim në Ohër. Pohojnë, LSDM-në nuk e kanë ftuar në tubimin, por as ata nuk morën ftesë për mitingun e tyre.
Koalicioni do të zyrtarizohet edhe me emër dhe platformë të përbashkët, ndërsa mendohet edhe për lista të përbashkëta në zgjedhjet e radhës lokale. Evrointegrimi i shpejtë i vendit, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe demokratizimi i shoqërisë së Maqedonisë, këto janë qëllimet e koalicionit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button