Partia e Orbanit përjetoi disfatë të papritur në zgjedhjet lokale

Partia djathtiste në pushtet hungareze FIDES e kryeministrit Viktor Orban dje pësoi disfatë të papritur në zgjedhjet lokale shtesë.

Në zgjedhjet e djeshme kandidati i pavarur  Peter Marki Zaj i mbështetur nga disa parti opozitare, ishte zgjedhur për prefekt në qytetin jugor Hodmezovasharheli, i cili ishte bastion shumëvjeçar i FIDES-it.

Marki Zej mori 57,5 për qind të votave, kundrejt rivalit të tij nga FIDES-i në pushtet Zoltan Hefedush, i cili mori 41,6 për qind.

Analistët vlerësojnë se fitorja befasuese e opozitës mund të jetë fazë e re në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të caktuara për më 8 prill.

Sipas tyre, kjo tregon se opozita e bashkuar mund të ketë shans për fitore në zgjedhjet, edhe pse anketat i japin  përparësi të konsiderueshme FIDES-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button