Rama: Meritojmë hapjen e negociatave. Juncker: S’kam datë konkrete. Zgjidhni problemet me Greqinë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, patën një takim dypalësh në Tiranë, në ambientet e kryeministrisë. Menjëherë pas takimit, Rama dhe Juncker dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, transmeton Top Channel.

Në fjalën e tij, Rama falënderoi Presidentin e KE për vizitën e tij në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, Presidenti Juncker vlerësoi si impresionuese reformat e ndërmarra nga qeveria, por theksoi se nuk ka ardhur në Shqipëri me një datë konkrete.

Juncker u pyet edhe për negociatat me Greqinë, duke thënë se problemet mes dy shteteve duhet të zgjidhen sa më shpejt. Konfliktet mes vendeve të rajonit duhet të zgjidhen para anëtarësimit në BE, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button