Studentët të shkyçur nga organizimi studentor

Në hapësirat e GEM klubit në Shkup u mbajt pres-konferencë dhe tribunë ne temën “Studentët për vete: Hulumtim për organizimin (jo)studentor”, me ç’rast u prezantuan të dhënat e hulumtimit për organizim studentor në të cilën janë përfshirë  975 të anketuar prej 5 universiteteve.

Ky hulumtim, i cili u zbatua nga Forumi Arsimor Rinor (FAR), njëra nga organizatat-anëtare të Platformës për pluralizëm studentor, dha rezultate dëshpëruese për ndikimin studentor por edhe për perceptimet e tyre mbi modelin momental dhe funksionimin e organizimit studentor.

Në nivel të 5 universiteteve në të cilat u zbatua hulumtimi (Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”-Shkup, Universiteti” Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore), madje 85 për qind e studentëve të përfshirë në hulumtimin nuk marrin pjesë në asnjë formë të organizimit studentor.

Sipas rezultateve, studentët nuk janë të njoftuar me përfaqësuesit e parlamenteve të fakulteteve të tyre amë dhe aktiviteteve të tyre, dhe nuk marrin pjesë në zgjedhjen apo krijimin e aktiviteteve.

Studentët kanë vërejtje ndaj përfaqësuesve studentorë se marrin vendime pa u konsultuar me studentët që i përfaqësojnë, se organizatat udhëhiqen prej një rrethi të ngushtë të njerëzve dhe se përfaqësuesit studentorë punojnë për interese personale, e jo studentore. Asnjë nga të anketuarit nuk ka deklaruar se ka marrë pjesë në krijimin e programit për punë në Këshillin e parlamenteve të fakulteteve të tyre.

Hulumtimi është zbatuar nga FAR si pjesë e platformës për pluralizëm studentor ecila paraqet koalicion joformal të 17 organizatave studentore dhe rinore. Hulumtimi ka përfshirë gjithsej 5 universitete në Republikën e Maqedonisë dhe 975 të anketuar, prej të cilëve 400 studentë të Universitetit të Qirilit dhe Metodit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button