Fiton vetëm Shkëndija në borë, Shkupi e Renova barazojnë si mysafire

Java e 21 e Ligës së Parë të Maqedonisë është laujtur në të gjitha terrenet të mbuluara me borë, që vështirësoi punët e të gjitha ekipeve. Ndeshja më interesante u luajt në Manastir ku u shënuan gjashtë gola në duelin Pobeda – Shkupi. skuadra nga Çairi kishte epërsi 0:2, duke huqur dhe bjë penalti, që më pas nikoqirët të kthehen në lojë me 3 gola. Në fund shënoi në debutim turku Emre Can pët barazim.

Shkëndija me vështirësi ka marr tri pikë ndaj Akademia Pandevit. Golin e fitores e shënoi Hasani, ndërsa kuqezinjtë huqën dy penalti. Gjithashtu në këtë ndeshje u ndan edhe dy karton të kuq.

Renova përsëri merr vetëm një pikë, kësaj radhe luajti në Shkup me “Skopjen”.

ndeshja Sileksi – Pelisteri nuk u luajt shkaku i fushës së rënduar. Dje Rabotniçki fitoi ndaj Vardarit me rezultat 2:1, duke i hapur rrugën Shkëndijës në luftën për titull. /Portalb.mk/

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button