Detonator kaplon Kriva Pallankën, një diskotekë mbyllet, 9 persona arrestohen

Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga mesnata e deri në ora katër e mëngjesit, në kuadër të aksionit “Detonator”, nga ana e policisë së Kumanovës në bashkëpunim me Drejtorinë për të hyra publike dhe Inspektoratin shtetëror të tregut nga Kumanova, është bërë kontrollë në objekte afariste në rrethinën e Kriva Pallankës.

Nga ana e përfaqësuesve të Drejtorisë për të hyra publike dhe inspektoratit shtetëror të tregut konstatohen parregullsi në punën e diskotekës “Çarli Still”, e vendosur në rr. “Sh. Joakim Osogovski”  dhe ky lokal tash është përkohësisht i mbyllur me Vendim për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.
Gjithashtu, për shkak të konstatimit të prezencës të të miturve pas orës 00,00 në objektin, do të ngrihen akuza sipas ligjit përkatës.

Gjatë kontrollit, së pari në diskotekë e pastaj edhe jashtë në rrugë ka ardhur deri te prishja e qetësisë publike me të kacafytur, bërtitur dhe më pas edhe të thyer, pas çka në stacionin policor- Kriva Pallankë janë arrestuar nëntë persona, ndërsa pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të ngrihen akuzat e duhura. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button