Vetëvendosje s’ndryshon qëndrim ndaj Demarkacionit

Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe marrëveshja e re për Demarkacionin, që të mërkurën hidhet për votim në Kuvend, ia humb Kosovës 8.200 hektarë, prandaj ajo si e tillë është krim e tradhti për vendin.

Me anë të një komunikate për media, ky subjekt politik opozitar thotë se “pas fjalëve të forta në seancën e së premtes në Kuvend, kryeministri Haradinaj qenka marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi. E kanë shtuar fjalën ‘si orientim’ për raportin e Komisionit ‘Bulliqi’, duke dashur ta krijojnë përshtypjen që edhe po e përfshijmë raportin që akuzon e rrënon Komisionin ‘Meha’, edhe të mos e marrim seriozisht atë”, thuhet në komunikatë, transmeton REL.

Aty theksohet se ky pazar fjalësh ia humb Kosovës 8,200 hektarë tokë.
“Ky projektligj ishte i padrejtë dhe i dëmshëm, e tani bëhet edhe më i keq pas këtyre akrobacioneve; ai është krim dhe tradhti që duhet kundërshtuar e nuk duhet legjitimuar”, thuhet ndër të tjera.

Vetëvendosje thotë se brenda vitit Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës ndryshoi qëndrim për demarkacionin.

“Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin e drejtuar nga Shpejtim Bulliqi. Siç duket, PDK-ja e LDK-ja janë në pajtim për ta shfrytëzuar ambicien vetjake të Ramush Haradinajn vetëm sa për t’i kaluar këto projekte të dëmshme. Më pas, kjo qeveri pa numra, edhe ashtu mund të bjerë”, thuhet pos tjerash në komunikate e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar medieve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button