Shqiptari që punonte si pastrues, diplomoi në Universitetin e Kolumbisë

Vite me radhë, Gac Filipaj ka pastruar dysheme dhe tualete, si dhe ka hedhur mbeturinat në Universitetin e Kolumbisë në SHBA.

Gaci është një shqiptar i Malit të Zi, refugjat nga lufta e ish-Jugosllavisë i cili nxirrte kafshatën e bukës duke punuar për shkollën Ivy League. Por, këtë të diel shqiptari 52-vjeçar diplomoi në sferën e studimeve për klasicizëm. Si një i punësuar në këtë Universitet, ai nuk kishte nevojë ta paguajë shkollimin e tij. 

Lënda e tij e preferuar ishte ajo e filozofëve romakë dhe shkronjat Senaka. 

“Më pëlqejnë shkronjat Senaka sepse janë shkruajtur në një frymë të ngjashme me frymën me të cilën jam edukuar unë në familje – të mos kërkohet famë dhe pasuri, por të jetohet një jetë e thjeshtë, e sinqertë dhe e ndershme”, u shprej Gac Filipaj.

Filipaj u pranua në Universitetin e Kolumbisë pasi që mësoi gjuhën angleze, pasi gjuha e tij amtare është shqipja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button