Ja çfarë kanë biseduar presidenti Ivanov dhe kryetari i KE-së, Junker

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka realizuar takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, njofton Portalb.mk.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për proceset euroatlantike, por edhe për sfidat kyçe me të cilat përballet rajoni dhe Bashkimi Evropian.

“Presidenti Ivanov ka shprehur falënderim për mbështetjen e kryetarit të KE-së, Junker, për perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet qëllim më të lartë politik të jashtëm strategjik, por edhe për përkushtimin e saj për përforcimin e angazhimit evropian në Ballkan si dhe investim në Evropë të bashkuar, stabile dhe të fuqishme”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit Ivanov.

“E përshëndesim gatishmërinë e Komisionit Evropian për ridërgimin e rekomandimit në bazë të plotësimit të kritereve nga ana jonë”, tha presidenti Ivanov, duke shtuar se zhbllokimi i proceseve integruese, nëpërmjet vlerësimit përkatës të avancimit tonë, pozitivisht do të ndikojë në proceset reformuese dhe ndaj tërë gjendjes së përgjithshme politike në Maqedoni.

Presidenti Ivanov ka theksuar patjetërsueshmërinë e qasjes korrekte dhe objektive për Republikën e Maqedonisë, në lidhje me fillimin e bisedimeve hyrëse për anëtarësim të plotë në BE.

Në atë drejtim, Ivanov, pozitivisht e ka vlerësuar Strategjinë për Ballkan Perëndimor, të promovuar nga Junker dhe ka theksuar se me këtë dokumente, i cili paraqet porosi të qartë, në të cilën vijnë në shprehje pritjet nga kandidatët për anëtarësim në BE, edhe një herë konfirmohet ardhmëria evropiane e rajonit.

Në lidhje me marrëdhëniet ndërfqinjësore, ashtu siç thuhet në kumtesë, Ivanov i ka afirmuar përpjekjet e Maqedonisë për avancimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet fqinje për bashkëpunim më të madh rajonal, me qëllim që rajoni të jetë me perspektivë, stabil dhe i sigurt.

“në atë kontest, Ivanov ka porositur se deklaratat e liderëve të caktuar politik të rajonit, i ndihmojnë destabilizimit, dhe nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajon, por edhe nuk janë evropiane”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, sot Junker, bashkë me eurokomesarin Johanes Han dhe delegacionin e BE-së në Shkup, janë takuar e kryeministrin Zoran Zaev, ku gjatë konferencës për shtyp tha se Maqedonia po ecë në rrugë të mirë, por ende nuk mund të marrë datë për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.

Mesazh i qeshur nga Brukseli: Ecni përpara, por mbaroni punën me Greqinë që të shpërbleheni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button