Koxias: Shqipërisë s’i falim asnjë pëllëmbë tokë

Ndërkohë që në Shqipëri marrëveshja me Greqinë për 12 miljet detare është një marrëveshje e mjegullt dhe aspak e dëshiruar, në Greqi, Kotzias ka dhënë një lajm të mirë.

Ky lajm i mirë për shtetasit grekë vijnë pas akuzave të mediave greke se Greqia po i fal tokë Shqipërisë.

E ndërkohë që as Rama as Bushati nuk e kanë mohuar faktin që Shqipëria me këtë marrëveshje i dhuron Greqisë 12 milje det, Kotzias ka deklaruar se Greqia nuk do t’i japë asnjë pëllëmbë tokë vendit tonë.

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias, i ka quajtur “lajme të rreme” ato që janë thënë se do t’i falet tokë Shqipërisë.

“Kam lexuar disa fakte që nuk ekzistojnë, për të cilat më akuzojnë. Nga njëra anë më akuzojnë se unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh me këto procedura, por nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtyre procedurave”, deklaroi Koxias, njofton portali “Albeu”.

Ndër të tjera, Koxias ka treguar edhe në çfarë pike është marrëveshja me Shqipërinë.

“Ne jemi në fazën kur Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për një grup negociator të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që të negociojnë me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që do ta negociojmë pasi të japë leje Presidenti i Shqipërisë. Sigurisht që tashmë kemi negociuar dhe ato që po thuhen për humbjen në Jon, është imagjinatë për të gjetur shkas që të fajësojnë politikën e jashtme. Mendoj se ka disa njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme, ka përfunduar Koxias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button