Pas 12 vitesh martesë, ndahet nga bashkëshortja futbollisti shqiptar

12 vite martesë nuk janë pak. Arsyet që mund të çojnë një çift drejt ndarjes janë nga më të ndryshmet. Nuk është e lehtë për askënd, që t’i japë fund një marrëdhënie të gjatë ose të shkurtër dashurie, shkruan Class. 

Futbollisti i njohur shqiptar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behrami me siguri ka pasur arsye të mëdha për t’i dhënë fund martesës së tij 12-vjeçare me Elena Bonzanin.

Futbollisti ka dhënë lajmin e ndarjes, përmes një postimi në Twitter, ku ju kërkuar të gjithëve që të mos spekulojnë për këtë gjë që ju ka ndodhur.

“Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime emocionale me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Ju kisha lutur dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë”,-ka shkruar ai.

Çifti kanë dy fëmijë së bashku, Sofian 9 vjeçe dhe Isabelën 1 vit e gjysmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP