Shlumberzhe: Me presidentin e ri Franca duhet të përforcojë marrëdhëniet me Maqedoninë

Nuk mundem të prejudikoj se cila do të jetë politika që do ta zbatojë presidenti i ri i Francës, Fransoa Holland dhe ministri i tij i ardhshëm, por ajo që mund ta them është se marrëdhëniet nuk do të prishen, por se do të ndodh pikërisht e kundërta – ekzistojnë të gjitha arsyet që raportet (mes dy shteteve) të thellohen edhe më tej. 

Këtë e ka thënë Jean-Claude Shlumberzhe ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë në intervistën për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM).

“E di se kishte momente të vështira në vitin 2008, veçanërisht e di se edhe miku im dhe ish-ambasador Bernard Valero, kishte momente të vështira si ambasador në Maqedoni me deklaratat në kohën e Sarkozy që kishin të bënin me Maqedoninë dhe shkaktuan emocione të mëdha në vendin tonë”, tha Shlumberzhe dhe shtoi se nuk duhet të harrohet se ato deklarata ishin dhënë në kuadër të solidaritetit evropian.

Gjithashtu, ai theksoi se nuk duhet të harrohet se në vitin 2009 kryetari Sarkozy e pranoi kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski në Pallatën e Eliseut në Paris dhe që nga ky moment gjërat ishin të qarta dhe u ndryshuan.

“Vërtetim për këtë është që Franca vazhdimisht thekson se nuk ka ftohtësi të marrëdhënieve ndaj Maqedonisë dhe se Franca e mbështet Maqedoninë në perspektivat e saja të BE-së, kurse marrëdhëniet bilaterale duhet të ruhen në nivel të duhur, në të cilën janë sot”, theksoi Shlumberzhe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button