Padi e re penale kundër ish kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski

Ish kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski u padit për furnizimin me vaj për ngrohje për 2015 dhe 2016 për nevojat e komunës, që kishte bërë furnizim shumë më të madh sesa që ishte nevoja, përcjell Portalb.mk.

Risteski sipas MPB-së, ka dëmtuar buxhetin e komunës për 41 mijë euro me furnizimin e më shumë se 66 mijë litrave vaj për ngrohje për dy vitë, sasi kjo që është katër herë më e madhe sesa nevojat reale. Sipas Entit shtetëror për revizion sasia reale e nevojshme për një sezone për ngrohje është më së shumti 10 mijë litra.

Kështu në vitin 2015 nga ana e komunës është paguar për 41.762 litra më shumë sesa sasia e nevojshme, kurse për vitin 2016 është paguar  për 24.963 litra më shumë se sasia e nevojshme, shpenzime këto që nuk janë arsyetuar.

Siç njofton MPB, akuza penale për keqpërdorim të detyrës janë ngritur për : M.R.(46) ish kryetar i komunës Prilep, D.R. (56), udhëheqës i sektorit për punë të vetëqeverisjes lokale Prilep, K.N.(49) i punësuar si mbikëqyrës i furnizimit dhe A.T. (42) sekretar i komunës së Prilepit.

Ndërkaq kjo është padia e dytë për Marjan Risteski, i cili po ashtu kohë më parë ishte paditur ngase dyshohet se gjatë detyrës zyrtare dhe person përgjegjës i ELS Komuna Prilep, kundër nenit 50. Pargrafi 1 nga Kodi për Vetëqeverisje Lokale dhe kundër nenit 51 të ëStatutit të ELS Komuna Prilep, edhe pse ka qenë i obliguar, ai nuk ka siguruar mbrojtje të pronësisë së Komunës,  njofton Portalb.mk.

Padi penale për kryetarin e Prilepit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button