Vlorë, sekuestrohen 100 kg hashash

Policia e Vlorës ka sekuestruar 108 kilogramë hashash dhe ka arrestuar dy persona në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të ndaluarit janë dy vëllezërit Edlir dhe Androkli Ibrahimaj, banues në fshatin Velçë të Rrethit, Vlorë. 

Mbas marrjes së informacionit në rrugë operative dhe punës së bërë për ndjekjen dhe verifikimin e këtij  informacioni janë identifikuar personat e mësipërm dhe është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Nga kontrolli i ushtruar në  banesën e shtetasit Edlir Brahimaj janë gjetur 93 kg lëndë narkotike të vendosur në 12 thasë me ngjyrë të bardhë, ndër pjesa tjetër prej 15 kg është gjetur në banesën e shtetasit Androkli Ibrahimaj e vendosur në 3 thasë. 

Gjithashtu nga kontrolli përreth banesave të këtyre shtetasve janë gjetur edhe rreth 91 fidanë bime narkotike “canabis sativa” të cilat ishin të vendosura në gota plastike, ndërsa një pjesë tjetër e mbjellë në tokë, si dhe farë bime narkotike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button