Kroatët dhe malazezët presin statusin e pakicës në Kosovë

Komuniteti malazez dhe ai kroat janë në pritje të reformave kushtetuese në Kosovë, që të fitojnë statusin e pakicës kombëtare. Autoritetet e Kosovës, ndër vite u kanë premtuar Zagrebit dhe Podgoricës, se kroatët, përkatësisht malazezët që jetojnë në Kosovë, shumë shpejt do të marrin këtë status, transmeton REL.

Por, përtej vullnetit politik, ishin problemet me sigurimin e ndryshimeve kushtetuese ato që e pamundësuan një avancim të tillë për këto komunitete.

Aktualisht, pakicat e njohura me Kushtetutë në Kosovë janë komuniteti serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian dhe ai goran.

Të gjitha këto komunitete, kanë të garantuar përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera në të dyja nivelet.

Në rast të përfshirjes edhe të kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë, mozaiku i komuniteteve të Republikës së Kosovës do të shtohej, dhe rrjedhimisht do të nevojitej garantimi i përfaqësimit të tyre në institucione, gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button