Nesër zhvillohet takimi i radhës mes ekipeve të Kosovës e Serbisë

Nesër, 26 shkurt, zhvillohet takimi i radhës mes ekipeve të Kosovës e Serbisë në Dialogun e Brukselit, njofton Klan Kosova.

Ky raund bisedimesh pritej të zhvillohej shumë më herët, në muajin janar, por vrasje e Oliver Ivanoviq, bëri që ekipi serb përkohësisht të tërhiqej.

Tani, ekipi kosovar i udhëhequr nga Avni Arifi dhe ai serb nga drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, takohen për të diskutuar edhe këtë temë – vrasjen e Ivanoviq.

Të paktën kështu kanë thënë nga ekipi serb.

Në një njoftim të para disa ditësh, nga Serbia është thënë se në takim do të marrin edhe ekspertë nga hetuesia për të pyetur rreth hetimeve për vrasjen e Ivanoviq.

Ndërsa tema të tjera në agjendë janë; zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i kalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button