Nuk është fryrje barku! Simptoma që shumë gra po e injorojnë paralajmëron për një sëmundje të rëndë

Fryrja e barkut është një simptomë që na shfaqet të gjithëve dhe priremi të trajtojmë si një efekt anësor i të ngrënit shumë. Por, sipas një studimi të ri, të kryer nga Target Ovarian Cancer, 50% e grave që vuajnë nga fryrja e shpeshtë e barkut e ngatërrojnë këtë simptomë kryesore të kancerit të vezores si normale dhe, si pasojë, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

Kjo simptomë, sipas ekspertëve, mund të jetë rrezikuese për jetën nëse rezulton të jetë kancer.

Ekspertët thonë se gratë në vend që të kërkojnë ndihmë mjekësore për fryrjen e shpeshtë të barkut, përpiqen ta trajtojnë atë me kos ose produkte të tjera që mendohet se lehtësojnë tretjen.

“Gratë nuk duhet të rrezikojnë jetët e tyre duke injoruar simptomat e kancerit të vezores. Nëse gratë i dinë simptomat e kancerit të vezores, si ndjesia e vazhdueshme e fryrjes së barkut, dhe mund ta diagnostikojnë këtë sëmundje në kohë, mund të shpëtohen shumë jetë njerëzish”, thotë drejtoresha ekzekutive e organizatës “Target Ovarian Cancer”, Annwen Jones.

Përveç fryrjes së barkut, ka një sërë simptomash të tjera që mund të paralajmërojnë për kancer të vezores. Tri më kryesoret janë:

  • Nevoja për të urinuar shpesh
  • Dhimbje në pjesën abdominale ose në legen
  • Mungesa e oreksit ose ndjesia e ngopjes së menjëhershme

Nëse i keni këto simptoma, do të ishte mirë të bënit një vizitë tek mjeku. Mund të mos jetë asgjë serioze, megjithatë më mirë të jeni të sigurt.

Burimi: Cosmopolitan / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button