Saimir Pirgu, tenori shqiptar që mahniti publikun e Barcelonës (VIDEO)

Historia më e famshme e dashurisë në letërsi e William Shakespeare rikthehet në Gran Teatre del Liceu, Spanjë, pas një mungese 32-vjeçare. Ky prodhim feston 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit romantik francez.

Rolet e dy protoganistëve kryesorë të tragjedisë, vinë nën interpretimin e mrekullueshëm të tenorit shqiptar, Saimir Pirgu dhe Aida Garifullina, si dhe nën drejtimin e Josep Pons.

Tenori ka publikuar në rrjetin social Facebook një pjesë nga shfaqja, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Ka zgjatur për disa minuta me rradhë duartrokitja e publikut në Barcelonë, pas interpretimit tw “Romeo dhe Zhulietës”, në Teatro del Liceu nw 17 shkurt.

“Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Juliette sepse e kuptojnë imazhin e këtij personazhi. Ajo është e butë dhe shumë e brishtë. Juliette me të vërtetë dëshiron të jetojë këtë jetë, të jetë e lirë dhe të bëjë atë që dëshiron.”- shprehet për mediat Garifullina.

Ndërsa tenori shqiptar, Saimir Pirgu gjatë intervistës së tij thekson: “Pjesa është e bukur. Ka diçka naive në të. Është shumë e bukur të dëgjosh”.

Shfaqja do të vijojë në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë edhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP