Çka nënkuptojnë vijat e bardha në gjoksin e pulës?

Një aktiviste e kafshëve dëshiron që të mendoni dy herë para se të gëlltitni sanduiçin me mish pule në hell. Arsyeja qëndron tek vijat e bardha, një çrregullim muskulor që shkakton rritjen e yndyrës ër 224% dhe uljen e sasisë së proteinës në mish. Kjo gjendje duket si vija të bardha që përshkojnë paralelisht fijet muskulore, shkruan Femra.net.

Specialistët e mishit të bardhë thonë se kjo është çështje e kërkesës dhe ofertës, një amerikan i zakonshëm konsumon diku 40 kg mish pule në vit dhe ky numër është në rritje. Tregu i proteinës ë lirë i inkurajon fermerët që të prodhojnë zogj më të mëdhenj në kohë më të shkurtë. Zogu i zakonshëm i pulës në treg në vitin 1950 ishte 1,3 kg dhe 70 ditësh ndërsa tani është 2,8 kg dhe 47 ditësh.

Sidoqoftë, një institut i ushqimit deklaron se vetëm një përqindje e vogël e pulave janë të ndikuara nga kjo gjendje dhe se kjo gjë nuk duhet të brengosë njerëzit. Prap se prap, mishi i pulës mbetet një përzgjedhje e shëndetshme e ushqimit përderisa përgatitet në mënyrë që nuk i humb vetitë ushqyese që i ka. Instituti sugjeron që të përcaktoheni për produkte që e kanë vulën “pa antibiotikë”, si dhe të kenë kujdes që të mbajnë mishin e pulës në temperatura të sakta dhe të kenë kujdes se si e përgatisin atë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button