Minatorët në “Sasa” kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e sapoformuar e minatorëve të SASA nga Makedonska Kamenica, e cila funksionon në kuadër të SMEA, kërkon fillim të negociatave me menaxhmentin e minierës dhe pagesë të pagës në korrelacion me përfitimin e kompanisë.

Në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, sindikalistët kërkuan 20 për qind nga përfitimi që e realizon kompania që t’u ndahet minatorëve.

“Kërkojmë që një pjesë e përfitimit të orientohet tek rroga jonë, gjegjësisht 20 për qind e fitimit të ndahet për pagat e minatorëve. Të gjithë i kërkojmë të hollat të cilat i fitojmë”, tha Vane Naskoski i cili punon si minator në “Sasa”.

Sindikata e “Sasa”-s kërkon edhe mbrojtje 100 për qind të të punësuarve në vendin e punës dhe të ketë një orë pauzë midis ndërrimit të minatorëve që del dhe ndërrimit që hyn në minierë.

Nga sindikata e sapoformuar e “Sasa”-s akuzuan edhe se po bëhen presione ndaj të punësuarve që të mos i bashkëngjiten sindikatës. Deri tani, thonë anë rreth 350 anëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button