Bujar Osmani është i kënaqur nga realizimi i masave nga Plani 3-6-9

 Procesi i realizimit të masave nga Plani 3-6-9 plus është teknik dhe nuk mund të bëhet vlerësim kumulativ, por jam i kënaqur me atë që është bërë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

“Më lehtë është të them se çdokund ku vohet me masat është për shkak të mungesës së koordinimit të mirë dhe mosbashkëpunimit të opozitës, megjithatë nuk dëshiroj t’i akuzoj aspak dhe dëshiroj t’u bëj thirrje për bashkëpunim në mënyrë që të realizojmë një dokument thelbësor për hyrje në BE”, deklaroi osmani në konferencën për shtyp në Qeveri.

Sqaroi se pjesa 3 e Planit ka të bëjë prej lansimit të tij deri në zgjedhjet lokale në tetor, me rol themelor të përgatisin zgjedhje të drejta dhe kredibile dhe bazë për realizim të planit, dhe ajo pjesë është rrumbullakësuar me 90 për qind realizim.

“Me përfundimin e zgjedhjeve lokale e lansuam pjesën 6 dhe 9 të Planit dhe e përfshin preiudhën prej prëfundimit të zgjedhjeve deri në publikimin e raportit të regullt të KE-së në prill. Ne ndodhemi diku dy muaj para përfundimit të pjesës 6 dhe pjesës 9 të Planit. Në atë periudhë e kthyem shtetin në rrugën e vet eurointegruese dhe morëm mbështetje nga të gjithë miqtë tanë”, sqaroi Osmani.

I pyetur nëse në dy muajt në vijim nuk arrihet pajtueshmëri me opozitën, do të shkohet në sjellje të ligjeve pa pajtueshmërinë e tyre, Osmani tha se tashmë e kanë dilemën a të shkohet në mënyrë unilaterale apo jo.

“Siç po arrijmë drejt prillit, ne duhet të tregojmë rezultat. Raporti nuk do të na pyet nëse ne kemi dallime brenda. Raporti i sheh ngjyrat dhe cilësinë dhe si implementohen në jetën reale. Ata kërkojnë të reflektohet fryma e ligjeve në përditshmëri dhe nuk do t’i interesoj çfarëdo lloj alibi”, deklaroi Osmani.

Në konferencën për shtyp Osmani e arsyetoi tërë procesin e implementimit të Planit 3-6-9 plus dhe theksoi se ka vonesë në reformën e jurisprudencës me miratimin e ligjeve për të cilat nevojitet edhe kyçja edhe konsensusi i opozitës, si dhe me reformat në pjesën e ndryshimeve të Rregullores në Kuvend dhe reformat zgjedhore.

Sipas Osmanit, reformat në pjesën e shërbimeve të sigurisë, administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar, mediumeve, shoqërisë civile, migracionit dhe Marrëveshjes së Ohrit po realizohen në afate dhe nuk ka vonesë në asnjërën masë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button