Shkup, autobusi ka goditur një grua nga Saraji

Një banore 59-vjeçare nga Saraji është lënduar pasi që e ka goditur goma e pasme e autobusit i cili ishte ndalur në stacionin afër Spitalit të përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

E lënduara S.J. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ku i është konstatuar frakturë pelvike dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

MPB sot kumtoi se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:58 kur autobusi i drejtuar nga S.M. (53) është ndalur në stacionin para Spitalit të prëgjithshëm të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button