Wammen: Maqedonia duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së

Ministri danez për çështje evropiane Nikollai Wammen sot në Shkup deklaroi se Danimarka mbështet Maqedoninë në procesin e anëtarësimit të saj në BE dhe nëse paraqitet nevoja do të ndihmon atë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

“Maqedonia duhet të jetë anëtar i plotë i BE-së. Nuk është sekret që Maqedonia për momentin ka rritur dinamikën e zhvillimit të dialogut në nivel të lartë, progresin që e bën si në rajon ashtu edhe në nivel ndërkombëtar është i kënaqshëm dhe mund ta ndihmojnë dukshëm anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Po ashtu Danimarka do jetë mbështetëse e fortë e Maqedonisë për ta ndihmuar zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë”, tha Wammen pas takimit me zëvendëskryeministren përgjegjëse për çështje evropiane Tetua Arifi.

Ai gjithashtu kujtoi Maqedoninë se respektimi i kulturave, nacionaliteteve, dhe religjioneve të ndryshme është kusht i rëndësishëm anëtarësimi në BE.

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për çështje evropiane Teuta Arifi sqaroi se temat kryesore të cilat i kishin diskutuar me Wammen ishin dinamika dhe qëllimi i dialogut në nivel të lartë, realizimi i udhërrëfyesit dhe  progresi i regjionit në raport me BE-në.

Ajo deklaroi se Maqedonia po bën hapa konstruktive për zgjidhjen e emrit me Greqinë.

“Ne mbetemi të interesuar të zgjedhim problemin e emrit në mënyrë konstruktive me Greqinë, në mënyrë që të pajtohen dy palët, dhe ta debllokojmë këtë barrierë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Gjithë faktorët nacional dhe ndërkombëtar duhet të japin kontributin e tyre për realizimin e procesit të integrimit te Maqedonisë në BE, sepse agjenda evropiane është agjenda më e sigurt për realizimin e këtij procesi”, tha Arifi.

Wammen i cili gjendet për vizitë në Shkup do të realizojë takime dhe me presidentin Gjorge Ivanov./ pORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button